Hapësire reklamuese

Politikë

Habit Evi Kokalari: Kërkoj dëshmi të noterizuara nga njerëz të kërcënuar nga grupi i Bashës me bllokim të vizës për SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Habit Evi Kokalari: Kërkoj dëshmi të noterizuara nga njerëz

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane që mbështeti Sali Berishën dhe nismën e tij për të shkarkuar Lulzim Bashën, ngre dyshime të rënda në rrjetet sociale për Ambasadën Amerikane.

Ajo lë të nënkuptohet se disa demokratë mund të jenë kërcënuar nga njerëz të Lulzim Bashës përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë me bllokim të vizave në të ardhmen, mesa duket nëse mbështesin Berishën.

Në një postim në Facebook, Kokalari thotë se kërkon të mbledhë dëshmi nëse ka vërtet njerëz që mund t’u ketë ndodhur një gjë e tillë, çka do të thotë se gjithçka është në kontekstin e fjalëve apo thashethemeve.

Postimi i Kokalarit:

Kërkoj individ që janë gati të japin deklaratë në të shkruar dhe mundësisht të noterizuar, që grupi i Bashës i ka kërcenuar me ambasadën Amerikane dhe me bllokim vize në të ardhmen.

Kjo është çështje shumë serioze. Ju lutem, nëse njihni dikë që vërtet kjo i ka ndodhur dhe është gati ta deklaroj me shkrim, më kontaktoni privatisht. Faleminderit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll