Hapësire reklamuese

Politikë

Habit deputeti i PD: Mazhoranca sapo braktisi sallën e Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb

E ndërsa pritet që opozita të braktisë sallën nga çasti në çast si qendrim për reagimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për vëllain e tij Agron Xhafaj të akuzuar për trafik droge, deputeti i PD Bardh Spahia ka habitur në rrjetet sociale me këtë foto ku tregon se në fakt është mazhoranca ajo e cila ka braktisur sallën.

“Mazhoranca aktuale braktis sallen teksa prezantohet ne Parlament Raporti Vjetor i Veprimtarise së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për vitin 2017”, shkruan Spahia i PD.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo seancë plenare në vazhdim dhe nëse PD do vërë ne jetë skenarin e bllokimit të saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.