Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Habit Artan Hoxha: Vilat e shtrenjta në Tiranë janë kthyer në “shtëpi bari”, në rezidenca ku jetojnë VIP-at dhe politikanët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tema e “shtëpive të barit” është kthyer në diskutim parësor në mediat tona, duke qenë se vetëm muajt e fundit ka pasur tre raste në Tiranë, ku policia ka sekuestruar bimët e mbjella dhe ka arrestuar në flagrancë disa persona.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se në zona rezidenciale ku jetojnë VIP-a dhe politikanë në Tiranë po kultivohet kanabis me shumicë.

Në studion  e Abc, Hoxha tha se vila të shtrenjta janë kthyer në “shtëpi bari”.

“Pse u shumëfishuan ta i shtëpitë e barit. Sepse shumë shqiptarë që u morën me kultivimin  kanabisit në Angli e mësuan atje dhe e sollëm këtu. Ne nuk dimin ta bënim. Ata erdhën që andej kanë sjellë teknikën, pajisjet. Kam parë raste në 2013, 2014, por tani e kanë sofistikuar. Kanë infrastrukturën dhe mjetet duhura. Nëse OSHEE nuk bashkëpunon me policinë, se kërkon shumë energji…ka informacion që në zona rezidenciale ku edhe unë nuk hyj dot, komplekse ku rrinë VIP-a, ku ka vila nga 500 mijë euro, janë marrë vila dhe është mbjellë aty sepse policia aty nuk hyn dot. Nuk të shkon mendja se ai mund të marrë një banesë me qira me 200 euro në muaj dhe ta kthejë në shtëpi kanabisi. Aktualisht në Tiranë në zona rezidenciale po kultivohet kanabis në zona të mbyllura. Aty i shpëton kontrollit. U bëj thirrje banorëve të këtyre zonave nëse ndjejnë vapë duhet të gjejnë vigjilentë se aty duhet të jetë ndonjë shtëpi bari me llampa. Në këto zona ku jetojnë, politikanë, Vip-a po përdoren banesa nga grupet krinale për të kultivuar kanabis. Duhet të ketë një plan kombëtar për ta goditur,” u shpreh ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img