Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Habit Artan Hoxha: Sulmin e parë me dron-tritol në Shqipëri e ka bërë gruaja e një krimineli që u ekzekutua, rasti i Lefter Kokës nuk është i pari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka habitur me deklaratën e tij, lidhur me sulmin që iu bë disa ditë më parë një biznesi brenda kompleksit të deputetit të PS, Lefter Koka.

Gazetari tha se ky rast nuk është as i pari dhe as i vetmi në vendin tonë.

Duke folur në Abcnews Hoxha tha se kjo taktikë është e njohur dhe më parë, ndërsa sulmi i parë është bërë nga një femër, e cila ka qenë bashkëshortja e një personi të botës së krimit që është ekzekutuar.

“Rasti në Durrës që unë e kam denoncuar që kanë ndodhur atentate me dron që atentati i parë është porositur nga një femër, bashkëshortja e një personazhi të botës së krimit që u ekzekutua, në fillim është dhe duket si e pavertetë.

Rasti i Durrësit nuk është rasti i parë që është bërë me dron, siç është dhe rasti i trafikut të kanabisit me avion. A e dini se në Shqipëri janë blerë dron ushtarak nga grupet e krimit të organizuar para shtetit për interesa të tyre.

Këto lloj dronësh kushtojnë mbi 100 mijë dollarë minimumi, nëse e merr dronin për të bërë një gjë të tillë është vetëm specialisti për të montuar armën.

Ja brenda tre muajve të fundit janë kapur pesë raste të minave me telekomandë ku një oficer policie u infiltrua brenda dhe erdhi mina, kur ne pamë snajperin që të godet në 3 km distancë këto grupe kriminale kanë mundësinë që të marrin gjithçka.

Ti mund të ruhesh nga toka por është pamundur që të ruhesh nga lart, asnjë biznes në vendin tonë nuk mund të ruhet”, është shprehur Hoxha.

Më shumë

spot_img
spot_img