Hapësire reklamuese

Aktualitet

Habit Artan Hoxha: Ambasada e SHBA ka një listë për LOKALET LUKSOZE në Tiranë, u thotë shtetasve të vetë “mos shkoni aty”

Shkruar nga Newsbomb
Habit Artan Hoxha: Ambasada e SHBA ka një listë për LOKALET

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar aksionin e ditëve të fundit të RENEA, thotë se në vendin tonë ka shumë lokale në pronësi të personave me precedentë të rrezikshëm kriminalë.

Hoxha tha se Renea shkoi pikërisht në këto zona, duke i dhënë një mesazh edhe qytetarëve të tjerë që të mos i afrohen këtyre ambienteve. Gazetari tha në “Abc News” se policitë lokale nuk guxojnë të afrohen në këto zona.

Sipas Hoxhës, Ambasada amerikane disponon një listë me lokale luksoze në Tiranë, dhe porosit shtetasit e vetë që të mos shkojnë aty.

“Ka një listë të ambasadës amerikane që ua jep shtetasve të vetë dhe i thotë në shumë lokale luksoze ku ne rrijmë me qejf në Tiranë, “mos shko aty”. Te lokali i Edison Begajt në Lungomare nuk guxon polici të kthejë kokën”, tha gazetari Hoxha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.