Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

HABIT Angela Merkel, i bën të dyja dozat e vaksinës, por zgjedh dy lloje të ndryshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka habitur të gjithë me vendimin e saj.

Ajo më herët është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës anti-Covid të kompanisë AstraZeneca ndërsa sot bëri dozën e dytë.

Ajo që habiti më shumë gjermanët ishte fakti se kancelarja dozën e dytë e mori Moderna. Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seiber, i cili specifikoi se Merkel ka zgjedhur vaksinimin heterolog, pra me dy doza të ndryshme vaksinash.

Të njëjtën gjë ka bërë më parë edhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi, i cili zgjodhi dozë të dytë atë të AstraZeneca.

Kryeministri italian njoftoi vendimi e tij, duke nënvizuar se “vaksinimi heteorologjik funksionon”.

Më shumë

spot_img
spot_img