Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

HABIT anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Vrasësi i Elbasanit, edhe po u arrestua, të hënën del nga burgu, do mbrojmë votën me çdo kosto

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Edhe po e arrestuan, del të hënën nga burgu”. Skerdjan Dhuli, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka komentuar në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën, mes të cilëve një punonjëse e policisë.

Dhuli, në komentet që bën me qytetarët që nuk justifikojnë vrasjen duke thënë se Arber Paplekaj ka marrë veten në qafë duke lënë katër fëmijet në rrugë, shkruan se të hënën, pra në 26 prill, nëse PD fiton zgjedhjet, Paplekaj do të dalë nga burgu!!!

“Grupi i mbrojtjes së votës, është prova e gjallë se PD luftën me Edi Ramën dhe organizatën kriminale që ai drejton e ka seriozisht dhe në favor të Shqipërisë. Gjatë 8 viteve në opozitë, shumë syresh na kanë akuzuar se nuk jemi të zotë të mbrohemi përballë krimit që drejton Edi Rama. Sot dhamë provat se edhe përballë tyre jemi të aftë ti dalim zot të drejtës dhe besimit të qytetarëve ndaj PD…

Sigurisht, kjo strukturë nuk përdoret në cdo qytet, por padyshim që Elbasan dhe Durrës do jenë kryesoret ku duhet përdorur. Prandaj Edi Rama është tërbuar sepse tani po I mbyllen shtigjet e blerjes së votës. Edhe me kosto si kjo e sotmja. Reagimet e tij? Janë thjesht justifikime përballë krimit pëe ti thënë “tani s’kam cfarë t’ju bëj”, shkruan anëtari i Këshillit Kombëtar të PD në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen kriminale ndodhur dje në qytetin e Elbasanit.

177587038 230580865489824 4919728721106181061 n
176773828 1108984202954796 423650713254453102 n
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img