Hapësire reklamuese

Aktualitet

Habit ambasadori turk: Osmanët erdhën për të mbrojtur trojet shqiptare! Fara e miqësisë tonë u hodh që në kohën e Sulltan Muratit të Parë

Shkruar nga Newsbomb
Habit ambasadori turk: Osmanët erdhën për të mbrojtur trojet

Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka lëshuar një deklaratë “bombastike” gjatë një evenimenti në Universitetin e Shkodrës.

Teksa ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ambasadori turk ka deklaruar se osmanët erdhën në Ballkan për të mbrojtur trojet shqiptare, raporton newsbomb.al. Gjatë deklaratës së tij skandaloze dhe plot pasaktësi historike, Yoruk tha se “fara e miqësisë” mes shqiptarëve dhe osmanëve u hodh që gjatë kohës së Sulltan Muratit të Parë.

Ai vijoi më tej duke thënë se më shumë se 500 vite më parë, “bota e krishterë po përplasej përgjakshëm mes sekteve të saj”, dhe sipas tij, osmanët qëndruan pranë orthodoksëve, që ishin dhe shumica në rajon.

Deklarata e ambasadorit Turk në Shqipëri:

Po ta shikojmë në planin historik, Ballkani është një zonë e hapjes dhe përhapjes të natyrshme të shtetit osman. Lëvizjet osmane në ballkan nuk ishin vetëm ushtarake, por edhe kulturore, historike, sociale, arkitekturore dhe ekonomike. Në atë periudhë, bota e krishterë po haste një përplasje të përgjakshme mes sekteve të tyre. Osmanët qëndruan pranë popujve orthodoksë që përbënin shumicën dërmuese të rajonit, dhe duke qenë tolerantë ndaj tyre, osmanët arritën që të bëjnë shtetin e Ballkanit. Gjatë periudhës 550 vjeçare, osmanët në Ballkan kanë ndërtuar rreth 15 mijë vepra të ndryshme. 1 e 3 janë për qëllime fetare, ndërsa 2 të 3-at kanë qenë ndërtesat e tjera për qëllime tregtare, sociale dhe arsimore. Dhe sot nga këto vepra janë ruajtur vetëm 1 e 10-a e tyre.

Edhe në atë kohë, një nga elementët më të sigurtët që garantonin sigurinë në rajon kanë qenë shqiptarët dhe trojet shqiptare. Fara e miqësisë mes dy popujve tanë është hedhur që në kohën e Sulltan Muratit të Parë dhe kjo është edhe në dokumente. Marrëdhëniet tona kanë qenë të ndihmës reciproke, duke mbështetur njëri-tjetrin. Osmanët erdhën këtu për të mbrojtur trojet shqiptare. Ju shkodranët e dini edhe për rolin e veçantë që ka luajtur Hasan Riza Pasha në mbrojtjen e Shkodrës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.