Hapësire reklamuese

Showbiz

Habit aktori i famshëm: Më kanë ngacmuar seksualisht në fillimet e karrierës!

Shkruar nga Newsbomb
Habit aktori i famshëm: Më kanë ngacmuar seksualisht në

Aktori i famshëm i Hollivudit, George Clooney, bëri një rrëfim tronditës së fundi, i cili dëshmon qartë se viktima të abuzimit dhe ngacmimeve seksuale në Hollivud nuk kanë qenë vetëm gratë dhe se fenomeni mund të jetë shumë më i përhapur nga sa mendohet.

Në një intervistë për “Washington Post” , Clooney rrëfeu momentet e tij të sikletshme në fillim të karrierës, duke zbuluar se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale.

“Sinqerisht e ndjeva veten një objekt. Më kujtohet gjatë skenave të “Roseanne” që u transmetua nga viti 1988 deri në 1998, nëse do të ulesha për të marrë diçka ata do të më gjuanin në të pasme”, tregoi ai.

Një avancim i madh në karrierë për të erdhi me  “Good Night, and Good Luck”, ku debutoi si regjisor duke cimentuar kështu besueshmërinë artistike dhe profesionale.Filmi i vitit 2005 fitoi cmimin Osella për skenarin më të mirë dhe kupën Volpi për interpretimin më të mirë mashkullor në Festivalin e Filmit në Venecia.

Po ashtu, u nominua për gjashtë çmime Oscar. Pas 60 vitesh megjithatë, Clooney tashmë krejtësisht i përkushtuar familjes së tij- bashkëshortes Amal dhe dy fëmijëve- ka vendosur t’i kushtojë më shumë kohë jetës private.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll