Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

Kuzhinieri shqiptar në SHBA gatuan për infermierët dhe doktorët: Sot, gjithë ushqimin e restorantit po ua dhurojmë heronjve të vijës së parë (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb
Aleksandër Gjonca

Aleksandër Gjonca është një shqiptar që jeton, banon e punon në Workcester, Massachusetts dhe ka në pronësinë e vet restorantin Nuova, që e menaxhon bashkë me bashkëshorten Loreta, raporton newsbomb.al.

Në fundjavë, nuk ka bërë asnjë moment pushim. Me një krenari dhe solidaritet që shqiptarët e kanë shfaqur shumë shpesh këtë kohë, ka gatuar për punonjësit e spitaleve.

“Sot, ne punuam për të gatuar dhe për të dhuruar për ata që janë në frontin e parë, për heronjtë tanë, infermieret dhe doktorët. Nga restorant Nuovo me dashuri. Ju bekoftë Zoti dhe qëndroni të sigurt” shkruan Aleksandër Gjonca në rrjetin social facebook, raporton newsbomb.al.

Dhe sic duket nga fotot Sandri nuk është treguar I shtrënguar. Ka gatuar pilaf, qofte shtëpie me leng, makarona me kimë, sallatra të ndryshme…Madje, duket qartë se I ka gatuar alla-shqiptarce, raporton newsbomb.al.

91960572_267335530952354_2685422971769585664_n.jpg91513573_237537720969836_3615848810913202176_n.jpg91479364_1303461539857125_185950140928884736_n.jpg91508177_835283223621799_2101428846828978176_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll