Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Guvernatori Sejko bën bilancin: Ekonomia shqiptare ka pësuar tkrurrje 7.4% nga kriza e pandemisë (Ja kur do të ketë rritje të ekonomisë)

spot_img

Lajme të ngjashëm

cfb204668bb0d1663092877821793f88

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë bilancin e tre mujorëve të tretë të ekonomisë shqiptare, e cila e ka parë veten të gjunjëzuar pas tërmeteve që goditën vendin dhe pandemisë së koronavirusit.

Sejko tha se aktiviteti ekonomik ka pasur rënie, ndërsa norma e papunësisë u rrit 11.9%.

Gjithashtu, guvernatori i BSH theksoi se në 2021-2022 do të ketë një rritje graduale të ekonomisë e cila do të shoqërohet me rritje pagash dhe të kërkesës në tregje.

“Sipas INSTAT aktiviteti ekonomik ka pësuar rënie mesatare vjetore 10.2% n tremujorin e dytë. Punësimi ra me 3.6%, ndërsa norma e papunësisë u rrit 11.9%. Të dhënat e 3 mujort të tretë mbeten paraprake.

Është përmirësuar importi dhe eksporti, dhe është vënë re që ekonomia ka pësuar rënie por me ritme më të ngadalta. Shifrat tregojnë që muajt e ardhshëm do të ketë përmirësime në ekonomi, shoqëruar me rritje pagash dhe më shumë kërkesë në tregje. Kjo parashikohet brenda 2022.

Politika lehtësuese fiskale monetare financiare ka pasur rol të rëndësishëm.

Tregjet financiare shfaqen të qeta. Normat e interesit mbeten në minimumin historik. Kursi i këmbimit shfaqet i qendrueshëm. Mbetet i pandryushuar niveli i normës së interesit në 0.5%.  Politika monetar do të vijojë të mbetet lehtësuese”.

Pyetje 1: Sa parashikohet tkurrja ekonomike për këtë vit?

Pyetje 2: Kur do të fillojë të ngrihet kurba ekonomike

Pyetje 3: Si do të parashikohet borxhi publik në këto kushte?

Sejko: Tkurrja ekonomike ka qenë në linjë me pritjet tona, gjithsesi nuk ka rëndësi ekzakte shifra. Është në nivelin 7.4%.

Ne parashikojmë që ekonomia do ketë ngritje vitin e ardhshëm. Parashikojmë rikthim të rritjes së ekonomisë në 2 vitet e ardhshme. Edhe këto muaj presim shifra pozitive. Në lidhje me borxhin publik është një e keqe e domosdoshme. Të gjitha vendet e prekura nga pandemia e kanë rritur borxhin, për të kapërcyer krizën. Por ne do duhet të punojmë fort për të bërë të mundur uljen e borxhit dhe kapërcimin e krizës.

Më shumë

spot_img