Hapësire reklamuese

Politikë

Guvernatori Pulias thotë se ka marrë “OK” nga Rama për ndërtimin e ujësjellësit që do çojë ujë nga Shqipëria në jug të Italisë

Shkruar nga Newsbomb

“Është një ëndërr e imja”, kështu shprehet guvernatori i Pulias Michele Emiliano për ndërtimin e një ujësjellësi për furnizimin me ujë të jugut të Italisë përmes një ujësjellësi nga Shqipëria.

Në një intervistë për “Corriere del Mezzogiorno”, Emiliano është shprehur se ka një “marrëveshje” me kryeministrin Edi Rama, i cili ka shfaqur interes për projektin e ujësjellësit.

“Shumë herë tema e infrastrukturës ujore Pulia-Shqipëri”, shpjegon Emiliano “ka qenë në qendër të diskutimeve me Ramën. Kryeministri ka shfaqur interes për kryerjen e punës. Do të ishte ëndrra e jetës sime edhe sepse lëviz përgjatë vijës së ujit që është burimi i jetës dhe i marrëdhënieve të mira mes territoreve tona”.

Italianët duket se e kanë gati projektin për furnizimin me ujë të një prej zonave me thatësirë më të madhe të vendit të tyre.

“Lëvizjet për përshpejtimin e studimeve kanë të bëjnë edhe me palën shqiptare, ku falë Confindustria Albania (e drejtuar nga puliani Sergio Fontana), zgjidhja për ndërtimin e investimit po verifikohet. Jo vetëm për aspektin teknik, por edhe mbi të gjitha për atë ekonomik. “Në Shqipëri ka shumë interes për këtë ndërhyrje infrastrukturore – shpjegon Fontana – dhe dosja është në tryezën e kryeministrit Edi Rama. Objektivi është të përcaktohen konturet e fizibilitetit të investimit. Pulia, natyrisht, do të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin. Do të ishte një mbështetje e vlefshme për bizneset dhe qytetarët”.

Një vështrim i parë çon në përcaktimin e planit të investimit një miliard euro. Pikat që do të lidhen, në fakt janë 200 kilometra larg njëra-tjetrës, nga të cilat 85 kilometra tubacione nëndetëse dhe 115 kilometra në tokë (30 kilometra në Itali dhe 85 në Shqipëri). Në Pulia pika e lidhjes do të jetë në rezervuarin Galugnano, është struktura që përdor ujin e tërhequr nga nëntoka. Ndërsa në bregun përballë një nga tre opsionet në terren është ai i Gjirokastrës me një tank në Karaburun. Linja batimetrike shënon edhe pikën më të thellë në 855 metra”, raporton Corriere.

Projekti i ujësjellësit Projekti i ujësjellësit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll