Hapësire reklamuese

Aktualitet

GUVERNATORI: Nesër mbledhim BANKAT për situatën, FMN jep një fond prej 83 milionë eurosh për TËRMETIN

Shkruar nga Newsbomb

Guvernator i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një intervistë televizive, tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar do vërë në dispozicion të Shqipërisë një fond prej 83 milionë eurosh.

Ky fond, shtoi Sejko, do përdoret për situatën e tërmeteve dhe se është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve.

“Kur kemi kontaktuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një facilitet të Fondit Monetar, I cili shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për tu përdorur në këtë situatë. Është konvertimi i pjesës së SDR, është teknike, I kontributit tonë,rreth 87 milionë euro. Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin si Shqipëri që të tërheqim në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtar dhe ata kombëtar,”-tha Guvernatori.

Ai u shpreh se paralelisht me vlerësimin e gjendjes së dëmeve të tërmetit do bëhet një grumbullim sa më eficent të këtyre ndihmave dhe më pas do kalohet në planin e rimëkëmbjes.

“Paralelisht me vlerësimin e gjendjes së dëmeve të tërmetit ne duhet të bëjmë një grumbullim sa më eficent të këtyre ndihmave dhe më pas të kalojmë në planin e rimëkëmbjes. Shqetësimi I Bankës Qendrore është si do të ndikojë kjo në parametrat makro ekonomikë, si do të ndikojë në rritjen ekonomike, në nivelin e inflacionit, në kursin e këmbimit, në stabilitetin financiar të vendit. NE kemi filluar të analizojmë, patjetër që ndikimet janë negative, sepse kjo është një faktor rreziku dhe në funksion të këtij faktori duhet të bëjmë analizat tona. Nëse niveli do të jetë plus-minus ne duhet të jemi në gjendje të ruajmë stabilitetin financiar,"-tha Sejko.

Sejko shtoi se ka organizuar një mbledhje me bankat e nivelit të dytë ditën e nesërme për të qenë më të organizuar.

“Për të qenë të koordinuar, kemi organizuar mbledhjen me bankat e nivelit të dytë ditën e nesërme,për të parë çfarë ndikimesh do të ketë,”- u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll