Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Guvernatori i Puljas flet me superlativa për Edi Ramën: Pavarësisht sa e vogël është Shqipëria, ai është një nga liderët më të rëndësishëm të Europës!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, Pulja, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarët më të lartë atje për arsimin turizmin dhe emergjencat. Ai është pritur nga kryebashkiaku i Otrantos dhe Guvernatori i Puljas Michele Emiliano.

Ky i fundit foli me superlativa për Edi Ramën, gjatë fjalës së tij. AI tha se pavarësisht se çfarë dimensinesh ka Shqipëria, Rama është një nga liderët më të rëndësishëm të Europës. Edhe shqiptarët sipas guvernatorit të Puljas janë njerëz të jashtëzakonshëm.

“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, prania juaj në Puglia është arsye për të qenë krenar, por është njëherësh edhe arsye që tregon miqësi dhe dashuri. Unë dua që të gjithë të dinë se sa shumë dashuri dhe miqësi kemi hedhur në marrëdhëniet tona. Ndërkohë që ne punojmë, jo gjithmonë arrijmë ta përcjellim në komunitet tona që miqësia nuk është një nga ato gjëra që ti kujtohesh kur ke nevojë. Miqësia duhet kuptuar në çdo kohë, në çdo çast.

Ne kemi mundësinë që të plotësojmë një kërkesë që kryeministri Rama më ka bërë më shumë se një herë, të kemi një ide më të qartë për sistemin universitar.

Do keni mundësi të përcillni tek një lider që unë e konsideroj si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës, dhe kjo përtej dimensioneve që ka vendi i tij, po e bëj këtë për shkak të historisë dhe mënyrës sesi ka sjellë paqe në komunitetin e tij, si e ka afruar komunitetin e tij me BE. Ne jemi miq të Shqipërisë pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’.

Sot kemi mundësi të dëshmojmë me fakte që kjo që po bëjmë sot nuk është thjeshtë zhurma e një fshese të re që po pastron diçka, ne e dimë që miqësia është diçka që duhet të kultivohet çdo ditë. Shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm ato kanë bërë hapa shumë të mëdhenj para. Angazhimet që do të merrni përsipër duhet t’i mbani. Ne duhet t’i bëjmë gjërat mirë deri në fund”, u shpreh Guvernatori i Puljas Michele Emiliano.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img