Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Gushti, muaji i hapur i vaksinimit masiv +18 vjeç

Shkruar nga Newsbomb
Gushti, muaji i hapur i vaksinimit masiv +18 vjeç

Gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo u bëri thirrje grupeve të riskuara dhe sidomos studentëve që të vaksinohen para shtatorit.

“Ne jemi përballë një situatë që është e kontrolluar, por numrat janë rritur në mënyrë të lehtë po ashtu dhe shtrimet në spitale. Por ajo që vihet re është se në spital janë  ata persona që nuk janë vaksinuar dhe janë të grupmoshave 70-80 vjeç. Vaksinimi është  një detyrim moral e qytetar.

Ne kemi vendosur që muaji gusht do të jetë muaji i hapur i vaksinimit +18 vjeç. I bëjmë thirrje studentëve dhe grupmoshave të shkollës që të vaksinohen se shtatori dhe tetori do të na përballë me rritjen e kontakteve. E rëndësishme është që grupet e riskuara të vaksinohen sa më shpejt. Janë më shumë se 1 milionë doza të vaksinave të ardhura deri më tani në Shqipëri”, u shpreh Manastirliu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll