Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Guri rëndon në vend të vet”, mjeku Kalo me mesazh të veçantë për 1 Qershor: Shtimi i mundësive të punësimit, rritja e shkallës së sigurisë, ul ritmin e “rrjedhjes së trurit” jashtë vendit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku i njohur Tritan Kalo me një mesazh të veçantë ka uruar 1 Qershorin, festën e fëmijëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kalo shkruan se duhet më shumë punë për tu mundësura fëmijëve një të ardhme të sigurt.

Mjeku shprehet se mundësitë e reja të punësimit, rritja e shkallës së sigurisë së jetës, do të ulë pak nga pak largimin e profesionistëve, jashtë vendit.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….1.06.2021….Muaj të mbarë, të qetë e të begatë për JU miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas….Më shumë punë, përpjekje, mëndjedritësi e sa më pak militantizëm, për t’u mundësuar fëmijve të Trojeve Arbërore jo vetëm një Festë të lumtur të 1 Qershorit, POR mbi të gjitha një ARDHMËRI të sigurtë e të MBROTHTË në Tokën e të parëve…..T’u mundësojmë atyre një fëmijëri të lumtur, një fëmijëri të shëndetëshme fizikisht e mendërisht, një fëmijëri me mundësi edukimi e arsimimi sa më cilësor, një fëmijëri plot dritë e shpresë se VËNDLINDJA, Toka e të Parëve, Atdheu ynë i përbashkët pret shumë prej “lulëzimit” të tyre, që mos vijë duke e shteruar shpresën e shtimit  dhe jo rrudhjes në numër dhe të plakjes së popullatës, sikundër po ndodh këto 30 vitet e Demon-kracisë….SHQIPËRIA nuk mundet kurrë të ketë ardhmëri pa rritjen e brezave të rinj të plotëshëndetshëm e të mirëedukuar….Mbrothësimi progresiv i vendit, shtimi i mundësive të punësimit në Trevat Arbërore, rritja e shkallës së sigurisë së jetës në to, pak nga pak do të ulë ritmin e “rrjedhjes së trurit” jashtë vendit…. ËSHTË e pa imagjinueshme mundësimi i mbrothësimit të TROJEVE ARBËRORE nga të huajt dhe jo nga vetë bijtë e bijat e kësaj toke, të cilëve u duhen krijuar mundësitë e gjetjes së vetvetes këtu dhe jo gjetkë, sepse “guri peshon e rëndon vetëm në vend të vet”…..PROFESIONALIZMI duhet të jetë kriteri i vetëm i punësimit dhe jo MILITANTIZMI, KONFORMIZMI, PUTHADORJA, NEPOTIZMI, KRAHINIZMI e MEDIOKRITETI….Është e domozdoshme rritja e brezave të rinj të mirëarsimuar dhe të mirëedukuar edhe me dashurinë për Vendin e të parëve si dhe ndjesinë e krenarinë e të qënurit Shqiptar, të përkatësisë së një Kombi të lashtë sa vetë Njerëzimi….GËZUAR 1 QERSHORIN kudo që ndodheni ju shqipet e vogla…..Together forever!!!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img