Hapësire reklamuese

Politikë

Gurë e shashka drejt policëve, dy protestues të shoqëruar

Shkruar nga Newsbomb

Dy protestues janë shoqëruar sot nga policia pas rrëmujës dhe mjeteve piroteknikë që u hodhën para kryeministrisë gjatë protestës së opozitës sot.

Burimë për mediat bëjnë me dije se pas përfundimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbërritën ekspertët e kriminalistikës për të mledhur provat në vendngjarje, ndërsa dy qytetarë u shoqëuan në polici.

Pamje nga shperthimi i shisheve me benzine te protesta Pamje nga shperthimi i shisheve me benzine te protesta

Në protestën që zgjati rreth dy orë protestuesit hodhën në drejtim të efektivëve që ishin bërë gardh për kryeministrinë, mjete piroteknike të rrezikshme, gurë dhe shashka. Më shumë se 10 shishe me benzinë (të ashtuquajtura bomba molotovë) u hodhën drejt Policisë dhe shkallëve të Kryeministrisë.

Lexo edhe: Me pjesëmarrje masive, përfundon protesta e opozitës

Situata e tensionuar nisi menjëherë pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, kur u duk se protesta përfundoi, por protestuesit nisën të hidhnin gurë, shashka dhe sende të tjera drejt policëve.

Policia e Shtetit ka pas informacione për akte të dhunshme në këtë tubim të parë të opozitës, pas bashkimit të fraksioneve kryesore të saj, por fatmirësisht tensionet nuk kanë vazhduar për shumë gjatë.

Lexo edhe: Shtëpia podium për Sali Berishën: Qëndrestarë, ju jeni uragani i lirisë! Nder paçi gjithmonë

Lexo edhe: Jorida Tabaku e Alfred Rrushaj “braktisin” Bashën, i bashkohet protestës së Berishës

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese