Hapësire reklamuese

Aktualitet

Guardia di Finanza operacion në disa rajone të Italisë, në krye të bandës dy vëllezër nga Shqipëria: Trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut

Shkruar nga Newsbomb

Disa shqiptarë dhe italianë kanë rënë në prangat e Guardia di Finanzas në Itali, pas një operacioni që është zhvilluar në disa rajone të vendit. Operacioni “Maffi” rindërtoi dhe çmontoi një rrjet trafiku droge nga Amerika e Jugut, kryesisht kokainë.

Që në orët e para të mëngjesit, mbi 60 oficerë nga Komanda Provinciale e Guardia di Finanza të Bolonjës ekzekutuan në provincat Reggio Emilia, Modena, Macerata, Alessandria, Verona dhe Mantua, 10 urdhra paraburgimi. Grupi përbëhej nga shqiptarë dhe italianë.

Në vazhdën e veprimtarisë hetimore, hetuesit kanë rindërtuar rrugën sesi droga, nga vendet e prodhimit të Amerikës së Jugut, arrinte në portet e Evropës veriore (kryesisht në Holandë) dhe më pas devijohej në tregun italian nëpërmjet një rrjeti korrierësh, të cilë për transport përdornin makina të pajisura "me bagazh të dysfishtë". Pra me hapësira të modifikuara për drogën brenda makinave.

Në krye të organizatës ishin dy vëllezër me origjinë shqiptare, të dy me banim në Holandë, të cilët me dy bashkatdhetarë banues në zonën e Reggios siguronin shpërndarjen e kokainës në zonën e Emilias nëpërmjet një rrjeti subjektesh me kombësi italiane.

Gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë 5 persona (4 shtetas shqiptarë dhe 1 italian) dhe u sekuestruan rreth 7.5 kg kokainë, një parcelë kanabisi (në total 93 bimë secila me lartësi mbi dy metra dhe në një fazë të avancuar të lulëzimit), 14 gram marihuanë dhe 10,350 euro para cash, që mendohet se janë pjesë e të ardhurave nga trafiku i drogës.

Janë sekuestruar 6 prona, ndër të cilat 5 motorë dhe motoçikleta (2 prej të cilave për transportin e drogës), 22 llogari bankare dhe 3 biznese me një vlerë totale të vlerësuar mbi 850 mijë euro. Është sekuestruar një shoqërie aksionare dhe 5 toka në provincën e Alessandria.

Gjithashtu janë kryer edhe kontrolle të shumta personale dhe lokale, të cilat kanë çuar në zbulimin e 4 armëve, 2 prej të cilave të vjedhura, 200 gramë kokainë, 7 mijë euro cash, dy peshore precize dhe material për paketimin e dozave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu