Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Guardia di Finanza nxjerr VIDEON: Shihni si Dafny zbulon kokainën në makinën e një shqiptari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe pse shumica e rasteve janë në favor të policisë dhe qenve të tyre anti-drogë, shumë trafikantë e marrin mundimin dhe guximin për të transportuar lëndë narkotike, me shpresën se do të shpëtojnë.

Rasti i fundit është në Peskara të Italisë, ku një shqiptar është kapur me 500 gram kokainë në makinë. Është zbuluar nga qeni i policisë i quajtur Dufny.

Patrulla e policisë ndaloi mjetin Ford Focus për kontroll në Città Sant’Angelo. Më pas u desh të bëhej një kontroll i imtësishëm ku protagonist ishte Dufny. Ishte pikërisht ai që nuhati praninë e kokainës, e cila ishte fshehur nën ndarjen e kroskotit nga ana e këmbëve të pasagjerit.

Policia gjeti qesen ku ishte pakoja me kokainë. Shqiptari e kishte mbështjellë me celefon me vakum. Pastaj pakoja ishte mbështjellë me një tollumbace gome për t’i shpëtuar nuhatjes së qenve të drogës. Mirëpo asnjë nga këto nuk bëri punë me pastorin gjerman.

Pas kontrollit 46-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u arrestua dhe u dërgua në qeli.

Më shumë

spot_img
spot_img