Hapësire reklamuese

Aktualitet

Guardia di Finanza kap 650 kg KOKAINË, arrestohen 5 persona, mes tyre një shqiptar, mbante lidhjet me Brazilin (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Në përfundim të një operacioni nga Guardia di Finanza është sekuestruar një sasi rekord prej 650 kg kokainë në Portin e Livornos me destiancion Spanjën.

Sipas mediave italiane droga ishte e ndarë në 582 pako në 23 çanta dhe ishte fshehur në një kontenier me kafe, e cila vinte nga Amerika Latine.

Droga e sekuestruar arrin vlerën e 130 milionë eurove.

Ndërkohë janë vënë në pranga 5 persona mes tyre një shtetas shqiptar i identifikuar si Dorjan Petoku 31 vjeç.

Mësohet se Petoku mbante lidhjet me trafikantët në Brazil.

Sipas autoriteteve italiane kjo është sasia më e madhe e kapur në 10 vitet e fundit.

Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm, Metteo Salivini.

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.