Një Prokuror në Kaliforni ka refuzuar që të ngrejë akuza kundër boksierit legjendar Mike Tyson, pasi ai u kap duke goditur me grusht një pasagjer teksa ishte në avion.
“Tani e konsiderojmë rastin të mbyllur,” tha DA Steve Wagstaffe të martën.
Wagstaffe thotë se zyra e tij shqyrtoi videon e incidentit dhe raportet e policisë duke dalë në konkluzionin për të mos ngritur akuza ndaj tij.
TMZ publikoi një video muajin e kaluar në të cilën shihej Tyson teksa godiste Townsendin, i cili ishte ulur pas tij në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos.
Një dëshmitar në aeroplan i tha TMZ se ish-kampioni i peshave të rënda fillimisht po tregohej i sjellshëm me fansat që kërkonin fotografi, por Townsend vazhdoi të fliste në veshin e Tyson-it, gjë që dukej se e acaronte atë përpara se të goditeshin me grushte.