Hapësire reklamuese

Politikë

Grushti ndaj Sali Berishës, flet Miraka: Nuk u godit vetëm ai, por opozita dhe liria!

Shkruar nga Newsbomb
Grushti ndaj Sali Berishës, flet Miraka: Nuk u godit vetëm ai, por

Ish-i përndjekuri Simon Miraka, thotë se goditja ndaj Sali Berishës ishte dhe një goditje ndaj lirisë dhe opozitës në tërësi. Megjithatë, Miraka theksoi se Berisha u tregua një lider i vërtetë duke mos e humbur kontrollin.

"E ndjeva dhe e përcolla me shumë dhimbje. Ishte një incident që ndodh pas 32 vitesh demokraci. Jemi në shekullin e 21. Jetojmë në një botë moderne. Për fat të keq një pjesë e shohin si zgjidhje të problemeve dhunën.

Ajo që më bëri përshtypje, përveç goditjes që pësoi, Berisha u paraqit me të vërtetë si një lider, një burrë shteti që nuk e humbi kontrollin e vetes. Në ato momente mjaft të vështira, ai ndërhyri me gjakftohtësi me rujt qetësinë.

Sepse ajo thirrja për qetësi e mbizotëroi situatën. Sepse gjërat mund të kishin agravu dhe nuk dihet pastaj si mund të kishte përfundu. Me goditjen e Berishës, nuk mori goditje vetëm ai, por për mendimin tim ka marrë goditje e gjithë opozita, liria", u shpreh Simon Miraka në Neës 24.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll