Turqia vazhdon hetimet lidhur me shkaktarët e grushtit të shtetit kundër qeverisë së Erdogan në vitin 2016.
Në bankën e të akuzuarve nuk ndodhen vetëm ushtarakë dhe civilë por edhe 4 gazetarë të “Cumhuriet”, gazetës më të madhe opozitare në vend.
Gjykata e Stambollit dje dha vendimin e lënjes së tyre në burg pa afat. Tashmë gjyqi është shtyrë për në datën 9 mars të vitit që vjen, bëjnë të ditur burime nga gazeta.
Ndërkohë në Turqi qytetarë kanë dalë në rrugët e qyteteve duke protestuar për vendimin që qeveria dhe gjykata kanë marrë lidhur me fatin e gazetarëve.