Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
21 °
Mar
19 °
Mër
21 °
E shtunë, 23 Tetor, 2021
spot_img

Grushti i shtetit në Venezuelë, Guaido deklaron se ka nisur ‘fazën finale’ kundër Maduros

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ae4eb254fb69137a8884e302d07c300d

Lideri opozitar i Venezuelës, Juan Guaido ka thënë se ka nisur “fazën finale” të planit të tij për ta larguar nga zyra presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro duke pretenduar se ka mbështetje nga “ushtarë trima”.

Zyrtarët e qeverisë së Maduros kanë dënuar hapat e Guaidos më 30 prill, duke i cilësuar si tentime për grushtet, derisa agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se është hedhur gaz lotsjellës kundër Guaidos dhe dhjetëra burrave me uniforma policore jashtë bazës ajrore në Karakas.

Ministri i Informimit, Jorge Rodriguez ka thënë përmes një postimi në Tëitter se Qeveria është duke u përballur me tentime të vogla për puç, të udhëhequra nga “tradhtarë” të mbështetur nga kundërshtarët e krahut të djathtë.

Guaido, që pretendon të ketë presidencën dhe është i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera, është parë në disa xhirime në një bazë ajrore bashkë me ushtarë të armatosur rëndë.

Ai ka thënë se ushtarët që kanë dalë në rrugë janë duke mbrojtur kushtetutën e Venezuelës, një ditë para marshit të planifikuar antiqeveritar.

“Momenti është tani”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 shtete tjera kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm. /REL

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img