


Një sherr mes disa të rinjsh ka ndodhur në mes të ish-Bllokut, te Whisky Bar.
Nga pamjet filmike të publikuara mbrëmë, duket se një grup djemsh goditen me karrige, tavolina dhe shishe. Mësohet se “sherrxhinjtë” janë djali i deputetit Tom Doshi, Markosi, si dhe nipi i deputetit tjetër Aqif Rakipi.
Sherri ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta, pasi djemtë “u lodhën” duke përdorur grushtet. Nuk dihet ende arsyeja se pse ka nisur sherri, ndërsa autoritetet policore, siç ndodh rëndomë kur përfshihen personazhe të njohur, nuk kanë bërë asnjë njoftim për mediat.
Siç besohet nga video, palët janë lënduar fizikisht por sërish kjo nuk ka përbërë lajm për policinë e shtetit, meqënëse siç thuhet, palët “janë pajtuar”.