Hapësire reklamuese

Bota

Grusht shteti në Mianmar, ushtria nuk njeh zgjedhjet dhe arreston lideren e zgjedhur me votë, Aung San Suu Kyi

Shkruar nga Newsbomb
Liderja e Mianmar Aung San Suu Kyi

Ushtria e Mianmarit ka vënë nën kontroll shtetin, pasi ka ndaluar lideren de fakto, Aung San Suu Kyi, dhe politikanë tjerë, në orët e para të 1 shkurtit.

Televizioni ushtarak ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme do të shpallet për një vit dhe fuqia do të transferohet. Grushti i shtetit ka ardhur pas tensioneve në rritje në mes të qeverisë civile dhe ushtrisë, për shkak të zgjedhjeve të kontestuara.

Mianmari, i njohur edhe si Burma, është udhëhequr nga ushtria deri kur nisën reformat demokratike më 2011. Ushtria ka thënë se do t’ia dorëzojë pushtetin kryekomandantit, Min Aung Hlaing, për shkak të “mashtrimeve zgjedhore”.

Ushtarët është raportuar të jenë në rrugët e kryeqytetit Nay Pyi Taq dhe qytetin tjetër Yangon. Komunikimet në kryeqytet janë ndalur dhe është e vështirë qasja atje.

Lidhjet në internet dhe disa shërbime tjera telefonike janë penguar në disa qytete të mëdha, ndërkohë që televizioni shtetëror MRTV, ka thënë se është duke pasur probleme teknike dhe është jashtë transmetimit.Mediumet ndërkombëtare, përfshirë BBC-në, kanë thënë se janë bllokuar, ndërkohë që stacionet lokale janë jashtë transmetimit.

Në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, Aung San Suu Kyi nga Liga Kombëtare për Demokraci, ka fituar mjaftueshëm ulëse për të formuar qeverinë.

Sondazh

Poll