Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grusht metalik dhe thikë në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Gjirokastët

Shkruar nga Newsbomb
Grusht metalik dhe thikë në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi është kapu me srmë të ftohta me vete.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Aleksandër Garo, 27 vjeç banues në lagjen Granicë, Gjirokastër.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë).

“Në vijim të kontrolleve “blic” për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në lagjen Granicë, Gjirokastër.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë).

Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll