Hapësire reklamuese

Politikë

Grupimi i Berishës në protestë, polica krijon kordon para hyrjes së Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
Grupimi i Berishës në protestë, polica krijon kordon para hyrjes

Grupimi i Sali Berishës ka planifikuar protestë para Kryesisë së Kuvendit. Për këtë arsye policia ka nisur zbatimin e planit të masave.

Forcat policore kanë krijuar kordon në hyrje të këtij insititucioni, për të parandaluar degradimin e situatës.

Berisha ka thirrur protestën në orën 11:30 tek Kryesia e Kuvendit. Ndërkohë edhe Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot në Kuvend, pasi pritet të votohet për kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin Sali Berishës dhe pas të bëhet ashpërsimi i masës ndaj tij.

Një tjetër protestë do të mbahet edhe ditën e enjte, këtë herë tek salla e parlamentit të Shqipërisë, ku do të zhvillohet dhe seanca parlamentare.

“Opozita e të drejtave të mohuara në akson”, ky është edhe slogani iu kësaj proteste.

SPAK ka kërkuar që Berishës t’i hiqet imuniteti pasi atij i është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë. E ndaj SPAK kërkon që Berishës t’i hiqet imuniteti në mënyrë që për t’i dhënë ish-kryeministrit një masë sigurie më të ashpër.

Prokuoria e Posaçme akuzon Sali Berisha se gjatë kohës që ishte në kryeministër, ka vënë në shërbim të dhëndrit administratën, që të lejonin privatizimin e mijëra m2 tokë në Tiranë, në kompleksin Partizani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese