Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Grupi pro-Kremlinit, përgjegjës për sulmin kibernetik në faqen e Parlamentit Europian

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik në faqen e Parlamentit Evropian, pasi ligjvënësit e këtij institucioni e kanë shpallur Rusinë si shtet që sponsoron terrorizëm.

Kështu është shprehur sot udhëheqësja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Parlamenti Evropian është nën një sulm kibernetik të sofistikuar. Një grup pro-Kremlinit e ka marrë përgjegjësinë”, ka thënë Metsola përmes një postimi në Tëitter.

“Ekspertët tanë të teknologjisë informative janë duke punuar dhe duke mbrojtur sistemet tona. Kjo ndodhi pasi ne shpallëm që Rusia është shtet që sponsoron terrorizëm. Përgjigja ime është: Lavdi Ukrainës”, ka thënë ajo.

Më herët gjatë ditës së sotme ligjvënësit kanë marrë këtë vendim për Rusinë, duke thënë se sulmet ushtarake të Moskës ndaj shënjestrave civile dhe në infrastrukturë të energjisë, spitale dhe shkolla, përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Ky vendim konsiderohet simbolik, pasi Bashkimi Evropian nuk ka ndonjë kornizë ligjore për të vepruar më tutje.Blloku evropian ka vënë sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në 24 shkurt të këtij viti.

Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

Më shumë




spot_img








spot_img