Hapësire reklamuese

Politikë

Grupi Parlamentar jep "ok", ja kryetarët dhe anëtarët e komisioneve hetimore nga PD

Shkruar nga Newsbomb
Grupi Parlamentar jep "ok", ja kryetarët dhe anëtarët e

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka miratuar këtë të mërkurë emrat e dy kryetarëve dhe anëtarëve që do të jenë pjesë e dy komisioneve hetimore në Kuvend, me objektiv të dakordësuar me mazhorancën për ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi.

Politikani demokrat Ervin Salianji do të jetë kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për ndërhyrjet që opozita i konsideron të paligjshme në sistemin TIMS, ndërsa anëtarë nga grupimi i tij do të jenë dhe shtatë deputetë të tjerë.

  1. Ervin Saljanji - kryetar i komisionit për TIMS;
  2. Lindita Metaliaj - anëtar;
  3. Lefter Gështenja - anëtar;
  4. Asllan Dogjani - anëtar;
  5. Ramadan Likaj - anëtar;
  6. Luan Baçi - anëtar;
  7. Elda Hoti - anëtar;
  8. Bledjon Nallbati/ Isuf Çelaj - anëtar zëvendësues.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është dhënë dakordësia dhe për përbërjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në fushën e shëndetësisë. Kryetare do të jetë deputetja Albana Vokshi, ndërsa anëtarë nga opozita do të jenë shtatë deputetë të tjerë.

  1. Albana Vokshi - kryetare e komisionit për shëndetësinë;
  2. Zheni Gjergji - anëtar;
  3. Ina Zhupa - anëtar;
  4. Edmond Spaho - anëtar;
  5. Sajmir Korreshi - anëtar;
  6. Xhelal Mziu - anëtar;
  7. Petrit Vasili - anëtar;
  8. Ilda Dhori/ Emilia Koliqi - anëtar zëvendësues.

Ndërkohë, anëtarët e tjerë në këto dy komisione për të cilat është arritur marrëveshje do të jenë nga mazhoranca socialiste. Propozimet do të depozitohen në Kuvendin e Shqipërisë dhe pritet që në vazhdim, dhe socialistët të bëjnë publik emrat e nënkryetarit dhe anëtarëve të komisioneve.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese