Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Grupi Parlamentar i PS-së, pro ndryshimit ‘’një deputet, një komision‘’

Lajme të ngjashëm

Pak orë para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, për të diskutuar rreth ndryshimeve të rregullores së Kuvendit dhe kalendarit të punimeve. Tashmë, grupi socialist ka marrë vendimin që të mbështesë ristrukturimin e komisioneve parlamentare, ku një deputet nuk do të jetë pjesë përbërëse e dy ose më shumë komisioneve parlamentare, por vetëm i njërit prej tyre.

 

Grupi Parlamentar i PS-së ka rënë dakord që të përkrahë ndryshimet për ristrukturimin e komisioneve parlamentare por edhe ka diskutuar rreth çështjeve që pritet të shqyrtohen gjatë punimeve në sallën e Kuvendit.

 

Kalendari i Kuvendit  pritet të jetë i ngjeshur, ku fokusi do të jetë tek reforma në sistemin e drejtësisë. Diskutime gjatë këtij sesioni pritet të ketë edhe për ngritjen e një ligji për dekriminalizimin e Parlamentit dhe e një komisioni për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. 

 

Më shumë