Hapësire reklamuese

Politikë

Grupi parlamentar i PD-së vendos të mblidhet sërish pas përplasjeve mes Berishës dhe Alibeajt

Shkruar nga Newsbomb
Grupi parlamentar i PD-së vendos të mblidhet sërish pas

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet të mblidhet sërish për të dytën herë brenda ditës.

Në mbledhjen e mbajtur mëngjesin e sotëm, para nisjes së seancës plenare, kreu i gurpit të PD, Enkelejd Alibeaj debatoi me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i thënë se nuk duhet të merrte pjesë në mbledhje pasi është i shpallur “non-grata” nga SHBA.

Mbledhja e dytë e grupit parlamentar të PD-së është parashikuar të mbahet në përfundim të seancës paralmentare.

Në mbledhjen e mbajtur në selinë blu ra në sy mungesa e një sërë deputetësh si Agron Gjekmarkaj, Grida Duma dhe Alfred Rrushaj. I pranishëm nuk ishte as kryetari i dorëhequr i PD-së Lulzim Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu