Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

‘Grupi Parlamentar i demokratëve shkelje e ligjit’, Rudina Hajdari u kthen përgjigje të gjithëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

428638fcef7d60b3346131a877ce8081

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratave të shumta se krijimi i grupit parlamentar nga deputetë e rinj në Kuvend është shkelje e ligjit.

Përmes një postimi në faqen e saj, Hajdari shprehet se Grupi Parlamentar Demokrat” është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit.

“Ndaj nuk jemi në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD (dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor) por në rrethanat e gjendjes së faktit ku deputetët e Kuvendit në bazë përkatësisë partiake apo të orientimit politik në përputhje me Rregulloren vendosin për krijimin e Grupit Parlamentar”, shprehet Hajdari ndër të tjera.

Komenti i plotë:

“Grupi Parlamentar Demokrat” është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Sikurse unë ashtu edhe deputeti Myslim Murrizi nuk jemi larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike me vendimin për “dorëzimin në bllok të mandateve” vendosi njëkohësisht të ndërprejë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD.

Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se:

“2. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh.

Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që

largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar

vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit”.

Ndaj nuk jemi në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD (dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor) por në rrethanat e gjendjes së faktit ku deputetët e Kuvendit në bazë përkatësisë partiake apo të orientimit politik në përputhje me Rregulloren vendosin për krijimin e Grupit Parlamentar.

Grupi Parlamentar Demokrat është krijuar mbi bazën e orientimit politik të djathtë me qëllim:

  1. Zgjidhjen e krizës politike përmes Reformimit të sistemit zgjedhor (politik).
  1. Përfaqësimin e vërtetë dhe me integritet të Demokratëve dhe oponencës qytetare në Kuvend.
  1. Misionin për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img