Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Grupi kriminal ‘KÇK’, Gent Ibrahimi reagon pas deklaratës së Ramës për gjyqtarët dhe prokurorët: Ishte politike!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për gjyqtarët dhe prokurorët që i cilësoi si grup kriminal “KÇK”.

Teksa është thirrur për të raportuar në Komisionin e Ligjeve, Ibrahimi u shpreh se deklarata e Ramës ishte politike dhe se duhet të zbatohet ligji.

“Kryeministri Edi Rama bëri një akuzë të përgjithshme dhe politike, si të tillë e kemi trajtuar edhe ne. Nuk është se po bëjmë një hetimit të thelluar, por po e shohim në përgjithësi. Nuk mjafton për të bërë gjyq”, tha mes të tjerash Ibrahimi.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama sulmoi hapur gjyqtarët dhe prokurorët që sipas tij nuk kalojnë procesin e vettingut por po shfrytëzojnë pozitat. Kreu i qeverisë i cilësoi si grupi kriminal KÇK (kap ça të kapësh), ndërsa theksoi nga foltorja e Kuvendit se duhet të shpallen në kërkim dhe të  konsiderohen armiq.  

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img