Grupi i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian kanë uruar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për rezultatin e fitores në zgjedhjet paralamentare.
Përmes një postimi në Twitter, Grupi S&D në PE shprehen se inkurajojnë të gjitha palët politike të angazhohen në përpjekjet e tyre për rrugën europiane të Shqipërisë.
“Urime miku ynë Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren e fortë. Ne inkurajojmë tani të gjitha forcat politike të angazhohen në përpjekje për rrugën europiane. Populli shqiptar e meriton atë”, shkruan Grupi i socialistëve dhe demokratëve në PE.
Më herët kryeministri Edi Rama mori mesazhe urimi nga krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela, si dhe nga deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Kamber Shaipi.
