Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Grupi i Rithemelimit dështon për herë të tretë të futet në seli, Gaz Bardhi u bën karshillën, e gjen derën hapur (FOTO)

Lajme të ngjashëm

Grupi i Rithemelimit ka dështuar për të tretën herë të futen në selinë e PD. Anëtarë të këtij grupimi, Mimoza Hajdarmataj dhe Ervin Minarolli kanë shkuar në ambientet e selisë dhe kanë provuar të gjitha dyert, por më kot sepse ato kanë qenë të mbyllura.

Ata kanë mbajtur nëj deklaratë të shkurtër para mediave dhe kanë thënë se “Kjo është Partia Demorkatike e Lulzim Bashës”. Sekretari i Forumit Rinor që ishte me ta, ka thënë se emrat e anëtarëve që morën pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit të Lulzim Bashës janë manipuluar.

Sipas Grigels Muçollari, shumë emra janë lexuar 2-3 herë dhe shumë të tjerë nuk ekzistojnë fare.

Ndërkohë, si për koinçidencë në një kohë që anëtarët e Grupit të Rithemelimit flisnin për mediat para godinës së PD, sekretari Gazment Bardhi “e ka gjetur hapur” derën e pasme të selisë. Aty shkuan dhe Hajdarmataj e Minarolli por askush nuk e hapi. Sapo Bardhi shkoi, ajo u hap nga brenda.

Më shumë