Hapësire reklamuese

Politikë

Grupi i Rithemelimit bllokoi Komisionin e Reformës, Alibeaj: I shërbejnë Edi Ramës!

Shkruar nga Newsbomb
Grupi i Rithemelimit bllokoi Komisionin e Reformës, Alibeaj: I

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit që të marrë masa për kaosin dhe bllokimin e punimeve që kanë bërë sot deputetët e grupimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Alibeaj vetë nuk mori pjesë në komision, as punimet nuk u mbajtën, sepse Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë opozitar kishin mbërritur në sallën e Kuvendit më herët dhe kishin zënë karriget, të cilat nuk ishin të tyret.

Lexo edhe: Ndërpritet “Zgjedhorja”, socialistët largohen, Gjiknuri: Akte vandale nga opozita

"Kryetarja e Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e procesit. E dimë shumë mirë që shfaqje të tilla të shëmtuara, janë në funksion të pushtetit dhe kryeministrit. Por është po kaq e qartë që për këtë funksion, Edi Rama perdor një palë që me bllokimet në Kuvend, nuk ka arritur asgjë përveç të shtojë arrogancën dhe pushtetin e Edi Ramës.

Ne jemi të vendosur për të bërë reformën, nëse palët e gjejnë veten komode në pengmarrjen që i bëjnë shqiptarëve në këtë teatër të shëmtuar e kanë gabim. Sepse nuk mund të gënjejnë me askënd me manovra të tilla. Kur banaliteti dhe shfaqjet e shëmtuara kanë vetëm një qëllim. Mbajtjen sa më gjatë të pushtetit të Ramës dhe pandëshkueshmërisë së tij", tha Alibeaj.

LEXO EDHE: Tensione në Komisionin e “Zgjedhores”, deputetët e Bardhit u zënë karriget anëtarëve

Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, ëhstë shprehur se ata do të vazhdojnë rrugën për t'u siguruar shqiptarëve një reformë zgjedhore me lista të hapura, barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e diasporës.

"Mos harroni: kjo është loja e tyre. Ramës nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Dhe shumë kollaj i jepet mundesia t’a servirë sikur këtë po e bllokon opozita. Proceset demokratike të vendit nuk mund të mbesin peng disa njerëzve që vendosin interesat e tyre mbi ato të shqiptarëve", përmbylli ai.

LEXO EDHE: “Mësynë” te Reforma Zgjedhore, Bardhi: Farsa e radhës nga Rama e Basha

Lexo edhe: Zbardhet kalendari i punimeve për Reformën Zgjedhore, seanca e parë u bllokua

Lexo edhe: “Marcenarë, s’do bëni Ramoreformë”, Noka përplaset me Gjiknurin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese