Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

Grupi i PD-së propozoi 8 emra, reagon “Rithemelimi”: Alibeaj nuk ka asnjë tagër, marrëveshja me Ballën i jep mundësi Ramës të legjitimojë kapjen e Presidentit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i mbledhur ditën e sotme nga Enkelejd Alibeaj, ka propozuar 8 emra për të kandiduar për President.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Komisioni i Rithemelimit me anë të Oerd Bylykbashit, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të mbledhur deputetët e për të hedhur në tryezë emra kandidatësh për të legjitimuar procesin e Ramës.

albsig

spring

Sipas tij, marrëveshja e Alibeajt me Ballën i garanton Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit, që në morinë e emrave të hedhur mbi tryezë, të fshehë emrin që ka planifikuar.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

“Verba volant, scripta manent” thonë latinët. Shqip, fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet.

Ajo që mbetet është që marrëveshja e Alibeajt me Ballën i garanton Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit.

Marrëveshja i mundëson Ramës që në morinë e emrave të hedhur mbi tryezë, të fshehë emrin që ka planifikuar.

Marrëveshja që ka dakordësuar Alibeaj i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual.

Marrëveshja i jep mundësi Ramës që të caktojë një opozitë hollesh përkundër opozitës së votës e me votat e tyre të caktojë presidentin e më tej, të ndryshojë sistemin zgjedhor, hartën e ndarjes territoriale, për të mbajtur pushtetin.

Alibeaj përpiqet të ndryshojë statutin e Partisë Demokratike duke anashkaluar Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar, dy organet më të larta përfaqësuese të PD.

Alibeaj nuk ka asnjë tagër të mbledhë deputetët, të hedhë në tryezë emra kandidatësh për të legjitimuar procesin e Ramës.

Deputetët e Partisë Demokratike përfaqësojnë vullnetin e saj dhe nuk bëhen fasadë e kapjes së pushteteve prej Edi Ramës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img