Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Grupi i Berishës “braktis” Erdoganin, Noka: PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, jo nga Basha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas debateve në sesionin parlamentar deputetët e Partisë Demokratike, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë braktisur seancën dhe janë larguar nga parlamenti.

Deputeti i PD-së Flamur Noka në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit ka thënë se Partia Demokratike drejtohet nga Komisioni I Rithemelimit dhe jo nga Lulzim Basha.

Ndër të tjera Noka bëri me dije se i kanë dërguar një letër drejtueses së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku i kanë kërkuar që vendimet e Bashës mos njihen.

“Dhe rolin drejtues deri në 22 mars deri në 2022, kur do të zhvillohet Kuvendi i radhës është drejtues Komisioni i Rithemelimit. I kemi dërguar një letër drejteueses së Kuvendit, ku vendimet e Bashës nuk duhet të njihen. Demokratët këtë nuk e pranojnë.

PD është e gatshme në çdo moment në çdo përballje elektorale dhe për t’i fituar ato. Çdo institucion është informuar se PD-në e drejton Komisionin e Rithemelimit, kur nuk e pranon këtë tregon alenacës mes pengmarrësit dhe pengut të tij.”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img