Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Grupi i Alibeajt i bashkohet protestës së 7 korrikut? Nënkryetari i PD: Të gjithë deputetët do marrin pjesë, do ketë organizim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Luçiano Boçi, nënkryetari i PD-së së Rithemeluar nga Sali Berisha, thotë se në protestën e thirrur më 7 korrik në Tiranë do të marrin pjesë të gjithë deputetët demokratë. Ai theksoi se po bëhet një organizim i tillë që tubimi të jetë në nivelin e duhur.

“Sot opinioni është njohur me qëndrimet e deputetëve të PD-së, të gjithë janë shprehur pro protestës. Të gjithë deputetët do marrin pjesë në aktivitetet tona politike, me qëllim që organizimi të jetë në lartësinë e duhur. Ftojmë të gjithë partitë politike që të marrin pjesë”, tha Boçi në Ora News.

Nuk dihet nëse protestës së lajmëruar ditë më parë nga Sali Berisha do t’i bashkohen dhe deputetët e Grupit Parlamentar që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Deri tani, asnjë prej tyre nuk ka reaguar publikisht, pavarësisht se Boçi thotë se do jenë të gjithë deputetët.

 “E rëndësishme që është që protesta të përcjellë mesazhe, për të treguar që ka qytetarë që revoltohen për situatën e tyre, kanë një mbështetje dhe një alternativë, dhe kjo alternativë është PD. Këto protesta do të sjellin ndryshim. Është kërkesë qytetare dhe jo nga kauzë politike. Mënyra e ndërtimit të këtij besimi sjellë dhe zgjidhjen që ata kanë.”

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img