Deputeti i PD, Flamur Noka ka folur pas përfunimit të mbledhjes së gurpit parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhje e thirrur nga Gazment Bardhi.
Noka është shprehur se në mbledhje kanë folur për aksionin e opozitës si dhe për modalitetet për bashkimin e opozitës.
“Grupi është i bashkuar, edhe PD është e bashkuar, modalitetet janë në përfundim. Ajo që diskutuam, format dhe mënyrën e aksionit tonë, vazhdimësinë dhe përshkallëzimit drejt aktit final të mosbindjes civile. Parlamenti zhvendoset nga parlamenti i narkoqeveritarëve, në parlamentin e rrugës së shpresës.
Unë besoj që deputetët që kanë dalë nga demokratët do jenë në lartësinë dhe përgjegjësinë e zgjedhur nga demokratikët. Këtu përjashtoj dy individë, që janë pengje. Në Shqipëri nuk ka demokraci, por narko-regjim. E tha kryeministri që sdo’ ketë konsensus për Reformën Zgjedhore. Ai është i vendosur për të shkatërruar demokracinë dhe në për ta mbrojtur”, tha Noka.