Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grupi BALFIN zotohet për rritjen e fuqizimit të grave në vendin e punës

Shkruar nga Newsbomb

Si nënshkrues i Parimeve të Fuqizimit të Grave, Grupi BALFIN ritheksoi angazhimin e tij për të ndërmarrë hapa më të mëdhenj dhe më të shpejtë për fuqizimin e grave në vendin e punës dhe në komunitet.

Gjatë një takimi me përfaqësues të UN Women në Shqipëri, Edlira Muka, Drejtore Ekzekutive e Grupit BALFIN, u shpreh se Grupi BALFIN po krijon një mjedis pune ku të gjithë individët mund të shprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuar fuqizimin e grave në të gjitha kompanitë e Grupit dhe duke u kujdesur që kontributi i tyre të vlerësohet siç duhet.

Praktikat e qeverisjes korporative të Grupit BALFIN bazohen në standardet ndërkombëtare dhe udhëhiqen nga vlerat për të cilat Grupi është zotuar, në mënyrë që të garantojnë drejtësi dhe qëndrueshmëri në të gjitha hapat e ndërmarrë.

Përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Michele Ribotta, u shpreh i kënaqur për faktin se Parimet e Fuqizimit të Grave janë pjesë përbërëse e vlerave të Grupit BALFIN dhe se ato zbatohen në punën e përditshme të këtij Grupi.

Ai vuri në dukje në mënyrë specifike kuotat e grave dhe pozicionet e tyre në hierarkinë e Grupit BALFIN, i cili vepron si lider në drejtimin e përpjekjeve të tilla dhe si një model në sektorin privat për bizneset e tjera që synojnë të rrisin promovimin e Parimeve të Fuqizimit të Grave.

Parimet e Fuqizimit të Grave janë krijuar nga UN Women dhe Global Compact e Kombeve të Bashkuara. Ato u mundësojnë kompanive të vlerësojnë politikat dhe praktikat e tyre dhe të identifikojnë fushat ku ka vend për përmirësim.

Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vjenë të Austrisë nga Samir Mane dhe aktualisht operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi dhe Holandë. Grupi ka mbi 5.000 punonjës dhe nëpërmjet zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe përgjegjësisë sociale, ka sfiduar status quo-në, duke nxitur një ndikim pozitiv në komunitet ku shtrihet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll