Hapësire reklamuese

Politikë

‘Grumbullimi dhe fonia me mikrofon nuk janë rastësi’, Basha: Unë i marr masat anti-Covid, ndaloj dhe i përshëndes me dy fjali, njerëzit vijnë vetë

Shkruar nga Newsbomb
‘Grumbullimi dhe fonia me mikrofon nuk janë rastësi’,

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha edhe sot si thuajse çdo ditë është kritikuar për mënyrën se si po e bën fushatën e tij elektorale para 25 prillit.

I ftuar në “Real Story” Basha është pyetur se pse po vijon grumbullimet masive, ndërkohë që të tilla grumbullime janë një bombë infektimi nga Covid-19.

Basha tha se ai i merr masat anti-Covid, madje iu bën thirrje të gjithëve që t’i respektojnë masat, por nuk mund të ndalojë qytetarët të mblidhen.

Sokol Balla: Pse ia keni lënë lirinë fushatës pa kujdes shëndetësor?

Lulzim Basha: Sot shumica janë të etër për ndryshim. Është entuziazëm, nuk prevalon mbi shëndetin. Takimet e mia janë në përputhje me të gjitha masat anti-covid. Iu them mbani maskën, bëj përshëndetje dhe vijoj me axhendën time. Por ata mblidhen vetë dhe nuk i ndaloj dot. Nuk është Covid-i shqetësimi i Ramës, por e përdor se s’ka ç’a të thotë. Më sulmon mua, ekipin tim.

Minxhozi: Nuk ju kuptoj mbas mitingut hapës, kam frikë që po ju del jashtë kontrollit kjo situatë. Nuk e di sa bindës jeni që shkoni në Elbasan gjeni foni, si mund të dalë fonia e rastësishme, si mund të vijnë ata aq afër rastësisht, kur janë afër dhe bërtasin e transmetojnë më shpejt

Basha: E gjithë fushata ime bëhet me masa anti-Covid. Më dalin njerëzit përpara, sepse e kanë të pamundur entuziazmin. Detyra ime është t’u bëj thirrje të mbajnë distancën dhe e bëj. Takimet spontane mundohem të mos i kthej në mitingje. Fonia nuk është e rastësishme, por detyrohem t’i respektoj t’i përshëndes dhe nëse e shihni aty unë them vetëm disa fjali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll