Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Grumbullimet gjatë fushatës, mjeku Tritan Kalo bën thirrje për respektim të masave: Rreziku i rigjallërimit të rasteve të reja me Covid, është prezent

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se vetëndërgjegjësimi dhe vetëkujdesja janë elementët thelbësorë në suksesin përfundimtar të betejës kundër Covid-19.

Sipas mjekut, nënvlerësimi i masave, grumbullimet, mosmbajtja e distancës, hezitimi për t’u vaksinuar, e bejnë imminent rrezikun e rritjes së rasteve të reja me virus.

“T’i japim mundësi vetes si dhe të afërmve tanë, sidomos brezit të tretë e fëmijve tanë që më shumë i vuajtën këto 16 muaj të kufizimeve të imponuara nga Pandemija e Covid-19, të relaksohen dhe përftojnë nga bukuria e mirësia e Pranverës e Verës së këtij vendi të bekuar, të Atdheut tonë të përbashkët, Nënëlokes Shqipëri….”, shkruan Kalo ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

Kohë kovidiane…. 28.04.2021…. RIKUJTESË….Beteja me “armikun e padukshëm”, me “flamën mbarëbotërore”  atë të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19 nuk ka përfunduar….Rënia e përkujdesit ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë  pranë nesh, nënvlerësimi i trinomit mjaft ndihmues për suskesin tonë në këtë betejë: MHD (Maskë, Higjenë dhe Distancim fizik), si dhe hezitimi për t’u vaksinuar për shkak edhe të tollovisë informuese në lidhje me këtë proçes, e bën iminent rrezikun e një RIGJALLËRIMI të rasteve të infeksioneve nga virusi jetëlëndues dhe jetëmarrës i Sars-Cov2/Covid-19….

Eksperienca botërore flet në këtë drejtim dhe Grumbullimet masive gjarë fushatës zgjedhore të 25 Priilit dhe pas saj nga të gjitha forcat politike, duke mos i respektuar rregullat për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, më shtyn të shkruaj këtë postim….Vetndërgjegësimi dhe vetkujdesja mbeten thelbësore në suksesin përfundimtar të betejës kundër Covid-19….

T’i japim mundësi vetes si dhe të afërmve tanë, sidomos brezit të tretë e fëmijve tanë që më shumë i vuajtën këto 16 muaj të kufizimeve të imponuara nga Pandemija e Covid-19, të relaksohen dhe përftojnë nga bukuria e mirësia e Pranverës e Verës së këtij vendi të bekuar, të Atdheut tonë të përbashkët, Nënëlokes Shqipëri….

Në çdo minutë ne jemi aty në krye të detyrës, që të përkujdesemi për shëndetin dhe jetët tuaja…. Together forever!!!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img