Hapësire reklamuese

Rajoni

Gruevski rrëfehet nga arratia: Po të rrija në Maqedoni do të më vrisnin në burg

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_217643" align="alignnone" width=""]Ish kryeministri maqedonas nga rradhët e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski [/caption]

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Grevski prej disa muajsh ndodhet me azil politik në Hungari, pasi prokuroria nxorri një mandat arresti për të në çështjen ‘Tanku’, ku Gruevski akuzohet për shpërdorim detyre. 

Në një intervistë për “Sitel” Gruevski është shprehur se ka patur plan të dorëzohet, por është tërhequr në fund pasi është informuar se do ta eliminonin brenda në qeli.

'Kam pranuar edhe të shkoj në burg, por kam pasur informata se do më likuidonin dhe për atë ndërrova mendje', është shprehur Gruevski. Ai mes tjerash ka theksuar se një ditë do të kthehet në Maqedoni dhe se për momentin ndodhet në Hungari për shkak të përndjekjes politike që i bën qeveria maqedonase e Zoran Zaevit.

Ish-kryeministri maqedonas tha se kishte marrë informacion se qarqe të caktuara kishin planifikuar vrasjen e tij dhe kjo e bëri të ndryshojë mendje dhe të arratiset.

'Nuk mund të them publikisht se kush qëndron prapa këtij komploti, sepse nuk mund ta provoj atë për momentin. Vendosa të largohem më pas nga Maqedonia', ka shtuar Gruevski.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese