Lajmi i djeshëm për arrestimin e Nikola Gruevskit bëri bujën në të gjitha mediat europiane. Ndërkohë pasi prokuroria kërkoi burgim për ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, ky i fundit ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat. Gruevski është shprehur se institucioni i ngritur për të hetuar krimet në rradhët e zyrtarëve të nivelit të lartë, tashmë është kthyer në një vegël të social-demokratëve dhe se si synim të vetëm ka dobësimin e partisë konservatore VMRO-DPMNE.
Gjatë një konference për shtyp, kreu i opozitës Maqedonase nënvizoi se ndjekjet e fundit penale nuk janë gjë tjetër vecse sulme politike të orkestruara nga LSDM.
“Ajo që po ndodh tani është një proces politik dhe jo të drejtësisë. Prokuroria speciale ka kohë që e ka humbur paanshmërinë dhe besimin në punën e saj dhe është bërë instrument për qëllime politike. PSP – ja nuk është Prokurori por është zyrë e LSDM-së. Dua të njoftoj se konstruktiviteti ynë, që për disa u konsiderua si dobësi, përfundon sot”, tha Gruevski.