Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gruas i bie të fikët gjatë ceremonisë në Tiranë, Garda norvegjeze bëhet mburojë

Shkruar nga Newsbomb

Një grua ka humbur ndjenjat ditën e djeshme gjatë ceremonisë së Gardës së Norvegjisë në Tiranë.

Ngjarja e papritur ka ndodhur teksa Garda po përgatitej për shfaqjen që do të mbahej në Sheshin Skënderbej, në bashkëpunim me Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura në vendin tonë.

Por reagimi i gardistëve norvegjezë ka qenë i menjëhershëm, duke formuar një mburojë ndaj syve kurreshtarë, teksa gruaja ka marrë ndihmën e parë.

Performanca e mbajtur një ditë më parë u ndoq nga qindra qytetarë në rrugët e kryeqytetit.

Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorë të vendeve të huaj, i pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai theksoi se prezenca e Gardës së Norvegjisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërmjet 1000 eventeve që po zhvillohen në kuadër të Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e konsideroi këtë aktivitet vijimin e një raporti shumë të mirë që Shqipëria dhe Norvegjia kanë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu