Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Gruan rome e rrahën barbarisht, Rona Nishliu e ashpër me dhunuesin: Turp! S’ke për t’u bërë kurrë burrë

spot_img

Lajme të ngjashëm

7e97e12e13600079daf40a72290132d5

Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu e rervoltuar ka reaguar për gruan rome që u dhunua ditën e sotme në Ferizaj të Kosovës pas një lajmi të rremë se ajo është transgjinor dhe lëviz nëpër qytet në kërkim për të rrëmbyer fëmijë.

Në një postim në Instagram, Rona e quan këtë një turp për popullin e Kosovës që i ka përjetuar vetë keqtrajtimet e rënda 20 vite më parë.

Këngëtarja deklaron se i dhemb çdo pjesë e trupit ku goditën gruan e shpirti po i lëngon edhe më fort, ndërsa djalin e quan mendjelehtë dhe dhunues deri në palcë.

‘Ky është turpi! Për ty e dashun grua, më vjen shumë keq që ishe pre e dhunës, agresivitetit dhe rrenës. Më beso, po më dhemb çdo pjesë e trupit ku të goditën ty e shpirti po më lëngon edhe ma fort. A thu nuk ka siguri ma me hec ne rrugët tona se del ndoj medium thjesht për biznes dhe merr në qaf njerëz të pafajshëm? Kaq të këqijë jemi bë veç 20 vjet pas maltretimeve të kobshme që kemi përjetu?

E ti o djali mendjelehtë, negativ deri në palcë e dhunues, pash zotin si po ndihesh??? Nuk e di a je i ri a fëmijë, por burrë s’ke me u ba kurrë. TURP PËR TY E TURP PËR NE’, shkruan Rona.

gjh.jpg

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img