Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

“Gruan e gjeta të varur në kuzhinë”, familjarët e viktimës akuza bashkëshortit, e bija: Nuk e vrau babi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dje Policia e Korçës njoftoi se në fshatin Kolanec të Maliqit u gjet e vdekur një grua me iniciale F.M., 61 vjeçe. Fiqirie Mance u gjet e varur në banesën e saj, ndërsa autoritetet proceduan bashkëshortin e saj Faton Mance, 63 vjeç për fshehjen e ngjarjes duke konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Familjarët e gruas kanë hedhur akuza ndaj bashkëshortit të viktimës madje ata e kanë denoncuar në polici. Familjarët kanë kërkuar që të zbardhet si ngjarje pasi nuk besojnë që Fiqirie Mance të ketë ndërmarrë e vetme këtë akt të tmerrshëm. Familjarët e viktimës nuk kanë folur për mediat, por është prononcuar për News24 vajza e saj.  

Sipas të bijës, babai është kujdesur për nënën për 37 vite me radhë dhe ata si fëmijë nuk kanë parë kurrë grindje midis tyre. Vajza rrëfen momentin e parë kur ka marrë vesh ngjarjen.

“Kam qenë te prindërit e bashkëshortit. Më ka telefonuar babi dhe më ka thënë që t’ia kaloja telefonin vjehrrit dhe vjehrrës, sepse “mami është e sëmurë dhe ta çojmë pak tek doktori”. Nuk më ka treguar të vërtetën në fillim se unë jam tip që i përjetoj shumë gjërat dhe vetëm motrës së madhe i kishte treguar tamam ashtu siç kishte ndodhur, që mami im ishte vetëvrarë. Gjatë gjithë rrugës isha vetëm me dyshimin që mami ishte e sëmurë dhe isha me atë idenë që mami ishte gjallë. Sapo vij këtu (te banesa) shikoj njerëzit të veshur me të zeza dhe kam filluar vetëm kam qarë. Babi u kishte thënë të gjithëve që mami ishte vetëvrarë edhe njerëzve nga mami, por unë nuk dija asgjë pasi i përjetoj shumë gjërat. Djali i tezes më ka treguar se ajo ka kryer këtë krim ndaj vetes. Babi më tregoi të gjitha se si kishte ndodhur. Më pas pashë trupin e mamit që kishte një të nxirë te pjesa e litarit, të vetmen shenjë te trupi i saj. Të vetmen shenjë këtë kam parë te mami. Pastaj erdha tek vendi që mami ishte vetëvarur dhe i pashë gjithçka, shapkat e mamit, karrigen që kishte vendosur atje për të kryer vetëvarjen, të gjitha i pashë me radhë. Mami sa po vinte dhe po përmirësohej. Mami nuk ishte e paralizuar, të gjitha punët, lulet, kopshtin gjithçka që ndodhe para shtëpisë ajo i kishte punuar me dorën e saj. Mami kishte 9 muaj që vuante nga bllokimi i arterieve dhe 20 vite nga reumatizma. Së fundmi mami kreu edhe operacion. Muajin e parë e pati të vështirë, nuk lëvizte fare në mënyrë që edhe plaga mos i lëndohej. Kishte shumë dhimbje dhe kriza dhe deshte të ishte në lëvizje që të mund të humbiste mendjen që ta kalonte dhimbjen më lehtë”, tha ajo.

“Pala tjetër ( familjarët e nënës) akuzojnë, dyshojnë se babi e ka vrarë, por ai i ka shërbyer mamit për 37 vite me radhë. Babai nuk ka qenë asnjë i dhunshëm, nuk na rriti me dhunë dhe mamit dhe ne (fëmijëve) asnjë nuk na ka prekur fijen e flokut. Ai nuk ishte ne gjendje ta kryente atë akt. Kushdo që të hedhë baltë mbi babin tonë do përgjigjet. Ata që kanë hedhur akuza do përballen. Unë përderisa jam shumë e sigurt qe kjo ka qenë një vetëvarje nga ana e mamit nuk kam pse e nxjerr atë nga varri. Por që të dalë e vërteta po. Do më vinte shumë keq që përveç vuajtjeve që kishte krizat nga dhimbja, por tani as atje ku është të mos e lënë rehat? Të bëhet copa-copa? Kjo do më vinte shumë-shumë keq.”, tha ajo më tej.

Më shumë

spot_img
spot_img