Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gruaja u vetëhodh nga furgoni në Peqin dhe vdiq. Policia arreston bashkëshortin

Shkruar nga Newsbomb
Gruaja u vetëhodh nga furgoni në Peqin dhe vdiq. Policia arreston

Një ngjarje e rëndë u shënua në Peqin një ditë më parë, ku një grua u hodh nga furgoni duke humbur jetën në vend.

Policia bëri me dije se Merushe Gjuzi 57 vjeç nga Rrogozhina, ndodhej në furgonin e pasagjerëve në aksin Peqin-Elbasan, kur në një moment ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur.

Gruaja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia kishte marrë dëshminë e personave që ishin të pranishëm në ngjarje dhe po punonte për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar 57-vjeçaren në këto rrethana.

Më herët, në komisariat u shoqërua shoferi i furgonit, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një ndër personat që foli për median, ishte një nga shoqet e të ndjerës e cila tha se: “Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit, por këtë mëngjes deshi të ulej pas dhe u ul vetëm.” Gjë që sipas shoqes ishte e çuditshme.

Për më tepër, shoqja e viktimës ka dëshmuar se 57-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin dhe pas sherrit mund ta ketë ndërmarrë aktin e rëndë.

Sot, sipas një njoftimi të policisë është arrestuar bashkëshorti i 57-vjeçares, Mahmut Gjuzi, 68 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, ku humbi jetën shtetasja, 57 vjeçe, si pasojë e vetëhedhjes nga dera e pasme e furgonit për pasagjerë, me të cilin udhëtonte, ju informojmë se:

Pas hetimeve të thelluara për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga bashkëshorin e 57-vjeçares Merushe Gjuzi, shtetasin, 68 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni."

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese